Author: A.Z

Thesin e kishte armikun e tij të përditshëm, përveç momenteve kur ngjitej në ring dhe në armik kthehej kundërshari. Denis Nurja është boksieri që ka bërë krenar një komb të tërë me medaljen e artë të fituar në vitin 2021, nga ku solli në shtëpi titullin kampion ballkani në boks. Hyri në historinë e boksit shqiptar si i pari boksier që sjell medalje ari nga një kampionat ndërkombëtar. Boksi për të është një dhuratë nga Zoti, të cilën ai e pa si një dhunti që duhet zhvilluar. I pëlqeu që fëmijë teksa ndiqte në televizion ndeshjet e idhullit të tij…

Read More

Mbasditja e gjen Danielin gjithmonë në të njëjtin vend, në sallën e stërvitjes së skuadrës së Studentit. Për 13 vite me radhë vollejbolli është bërë pjesë e pandashme e rutinës së tij. Sot ai është plot 27 vjeҫ dhe pasioni i tij për këtë sport sa vjen edhe rritet. Ishte në sallë me shokët e tij të stërvitjes duke u bërë gati për të filluar. Lehtësisht e dalloje nga gjithë shokët e tjerë. Flokët e shkurtër kaҫurrela dhe sytë e ndritshëm blu e veҫonin nga gjithë të tjerët. E qeshura e tij kumbonte në të gjithë sallën. Para se të…

Read More

Mund ta dalloje Luçianën sapo hyje në palestër. Kaçurrelat e kuqe që i rrinë të fryra mbi kokë, të kapura nxitimthi për të mos e penguar me stërvitjen. E shikoje teksa rrinte gatitu para një thesi të madh boksi, nuk do të ishte ekzagjerim po të thoja sa tre herë ajo. Mbrapa vetes kishin marrë pozicionin gatitu edhe fëmijët e vegjël. Në sytë e tyre shkëlqente krenaria që po mësonin MMA nga një kampione. Teksa dëgjonin ushtrimet që kampionja, Luçiana Gjuraj, po u mësonte, herë-herë humbeshin në sallën gjysmë të errët. Ishte fundi i stërvitjes për ta dhe siç Luçiana…

Read More

Në takimin e parë me të e kisha pyetur veten a e njeh Arbri konceptin e përpikmërisë. Takimin e kishim lënë në orën dhjetë të mëngjesit megjithatë një ndjesi e brendshme më thoshte që s’duhet të nisesha dhe mirë bëra. Arritëm të takoheshim në orën 12:00. E kisha vënë re që nga larg dhe tentova të ngrihesha nga tavolina që ta përshëndesja megjithatë ai ma bëri me shenjë që mos u shqetëso. Mu duk sikur donte të thoshte që nuk jam unë ndonjë personalitet i madh, megjithatë unë prap u ngrita dhe i shtriva dorën. E kisha menduar dhe stërmenduar…

Read More